Ja përshëndetja e Ozil për tifozët e Realit
Pak minuta pas zyrtarizimit të kalimit të tij nga Real Madrid te Arsenal, Mesut Ozil ka dashur të përshëndesë tifozët madrilenë nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

"Të dashur tifozë të Real Madrid! Faleminderit shumë për tri vitet e mrekullueshme që kemi kaluar bashkë. Koha ime te Real Madrid ishte unike dhe e veçantë për mua, disa herë gjërat zhvillohen ndryshe nga ç'i kisha pritur disa ditë më parë.

Edhe pse po largohem nga Real Madrid ju uroj ju dhe ekipit një të ardhme sa më të mirë. Tani unë jam duke ecur përpara për klubin tim të ri: M.O!", thuhet në mesazhin e turko-gjermanit.

Mesut Ozil kaloi te Arsenal orët e fundit të merkatos për shumën e 42,5 milionë sterlinave. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori