Ja premtimi i Rey Manaj për sezonin e ri
Pëlqej
Rey Manaj ka premtuar se këtë sezon do të realizojë shumë gola për shkak se është përshtatur mësë miri me skuadrën e drejtuar nga trajneri Massimo Oddo.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu, jemi një grup i ri futbollistësh por në të njëjtën kohë një skuadër shumë e fortë, djemtë nuk ndihen të plotësuar dhe kanë shumë dëshirë për të bërë mirë edhe në Serinë A.

Trajneri Oddo në ndeshjet miqësore po më provon si sulmues të parë dhe objektivi im është të realizoj sa më shumë gola, se sa nuk mund t'ua them”, ka thënë sulmuesi shqiptar që është huazuar te skuadra e Pescaras. /albeu.com/

Shtuar më 27/07/2016, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori