Ja pse Bayern nuk e dëshiron Sanchesin
Pëlqej
Renato Sanches këtë verë u huazua për një vit nga Bayern te Sëansea City.

“Sport Bild” zbulon arsyet reale të huazimi të tij. Duket se kampionët e Gjermanisë nuk kanë një mendim të mirë për të dhe këtu nuk po flasim vetëm për arsye sportive. Arsyeja pse ai nuk pëlqehet në kampin bavarez është pajekuria e tij. Portugezi ka humbur disa herë avjonin për të arritur në Bayern në kohë por pavarësisht kësaj dhe sjellja e tij nuk i kënaq gjermanët.

Ancelotti e ka huazuar te një skuadër e cila drejtohet nga ish-asistenti i tij, Paul Clement. Ky i fundit mund ta vëzhgojë gjatë gjithë vitit jo vetëm sportivisht, por edhe në aspektin njerëzor. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori