Ja pse Messi dhe CR7 nuk votuan njëri-tjetrin
Në konferencën për shtyp para dhënies së çmimit "Topi i Artë 2012", mediat nuk qëndruan pa pyetur dy kryeprotagonistët Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon se përse nuk e votuan njëri-tjetrin në votimin e "Topit të Artë".

Messi u shpreh se nuk votoi për Cristianon, pasi donte të votonte shokët e tij të Barcelona, ndaj edhe ia dha votat Xavit, Iniestas dhe Aguerros. Por "do të ishte budallallëk të mos e konsiderosh Cristianon mes 3 më të mirëve. Vetëm mendova se ata ishin ata që duheshin votuar", tha argjentinasi.

Ndërsa Cristiano Ronaldo duket se gjeti një justifikim më të mirë: "Pata marrë një goditje në sy dhe isha në shtëpi. Nuk votova fare", tha portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori