Ja pse u pezullua stërvitja e Kombëtares shqiptare
Për shkak të motit të keq, Shqipëria dhe Rumania janë ndaluar të stërviten në stadiumin e Lyonit. Organizatorët e aktivitetit kanë vendosur që të mos lejojnë asnjërën prej dy skuadrave që të zhvillojnë stërvitjen e zakonshme në impiant, një ditë para ndeshjes.

Shiu dhe breshëri i rrëmbyeshëm në Lyon gjatë kësaj jave ka detyruar UEFA-n që të marrë masa drastike, për të ruajtur në kushte të përshtatshme gjendjen e fushës ku do të luhet një ndeshje vendimtare për të dy kombëtaret. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori