Ja pse ylli Ajax-it nuk i hapi telefonin trajnerit Tite
David Neres është një nga të rinjtë më interesantë të Ajaxit dhe që po befason të gjithë në Champions League. Goli në "Bernabeu" ndaj Realit ishte kartvizita më e bukur dhe në verë do të nisë ankandi. i datëlindjes 1997, aq shumë ka rënë në sy, saqë trajneri i Brazilit, Tite, t'i telefonojë për ta grumbulluar në kombëtaren e Selecaos.

Sa keq që talenti i klubit të Amsterdamit nuk e ngriti telefonin. Motivi? E shpjegon vetë Neres: "Nuk u përgjigja, sepse nuk njoha numrin. Më pas, pashë mesazhet në ËhatsApp dhe dallova që ishte trajneri Tite, duke e marrë mbrapsht. Në Brazil lajmi se isha ftuar kishte dalë kudo, por atë telefonatë nuk e prisja, ose më saktë, nuk mendova se mund të ishte Tite"./albeu.com/

Shtuar më 12/03/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori