Ja pse Zidane shkon që tani te Reali e jo në verë
Rikthimi i Zinedine Zidane pas 8 muajsh në stolin e Real Madridit është lajmi që të gjithë tifozët madrilenë prisnin. Florentino Perez po sulmohej në çdo front dhe ishte koha të bënte lëvizjen e madhe. Një nga motivet se pse Zidane do të vijë që tani, duke nisur menjëherë stërvitjen është pikërisht ky. Hemoragjia duhet të ndalej pas një viti të dështuar, shkruan Albeu.com

Sipas asaj që shkruhet, kontrata do të jetë vetëm me kohëzgjatje për 3 vite e gjysmë, por një tjetër kërkesë ka qenë ajo që është bërë nga vetë trajneri. Zidane do të marrë përsipër të seleksionojë ata futbollistë që i duhen për projektin e tij.

Fakti është që larguar prej 8 muajsh nga ai ambjent dhe ka pasur prurje të reja ka bërë që të kërkojë kohën për të studiuar gjendjen e tyre.

Zidane beson se disa nga ata futbollistë nuk janë më të aftë të japin më të mirën. Skuadra do të futet në një "Big Brother" ku do të vëzhgohen të gjithë. Për këtë arsye, këto muaj, deri në fund, do të punohet në këtë front, sigurisht duke arritur sa më shumë rezultate pozitive.

Së fundmi, motivi më pak i vogël: Perez kishte frikë se nëse ccështjen e shtynte deri në qershor, Juventusi mund të bindte Zidane të ulej në stolin bardhezi, me shumë garanci. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori