Ja Real Madridi i 2014-ës (FOTO LAJM)

Diego Lopez
Pëlqej
Real Madrid vazhdon të bëjë "pazar" te Real Sociedad. Pasi morën Asier Illarramendin për 39 milionë euro, tani duan qëndërmbrojtësin, Inigo Martinez. Futbollisti 22-vjeçar, që është grumbulluar edhe nga Del Bosque në kombëtaren e Spanjës, shikohet si një element i shkëlqyer për të ardhmen, edhe pse momentalisht duket e vështirë që të gjejë hapësira.

Klauzola që e bën atë futbollist të lirë është 35 milionë euro, por madrilenët do mundohen të arrijnë një akord në kuotën e 30 milionëve.

Por ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm për "Los Blancos" gjatë vitit të ardhshëm. Përveç Coentrao, Xabi Alonso dhe Benzema që duket me një këmbë jashtë "Santiago Bernabeut" pritet të afrohet edhe një sulmues i kalibrit botëror duke e shndërruar skuadrën e Carlo Ancelottit në një "Dream Team". /albeu.com/


Shtuar më 09/10/2013, ora 17:21
sergio ramos
e Enjte 10 Tetor 2013, Ora 14:49
tek Inigo duhet varan ------ tek illarramenti duhet alonso ---------tek lopes duhet legenda ---- tek isco duhet di maria
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori