Ja Reali i ri me Bale dhe pa Ozil (FOTO LAJM)

Formacioni më i mirë i Real Madrid sipas Marca-s.
Mesut Ozil nuk do të jetë më pjesë e Real Madrid. Ylli turko-gjerman la "Santiago Bernabeu" për t'iu bashkuar Arsenalit të Arsene Wenger. Tifozët madrilenë, pavarësisht super-blerjes së Gareth Bale, sërish nuk e kanë aprovuar largimin e Ozil, i cili gjatë sezoneve të fundit ka qënë një ndër pikat më të forta të "Los Blancos".

Por si mund të jetë formacioni ideal i Real Madrid me Gareth Bale dhe pa Mesut Ozil? Portali Albeu ka dizenjuar një formacion, në rreshtimin taktik 4-2-3-1, ku Bale, Isco dhe Cristiano Ronaldo janë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Karim Benzema.

Por duke ditur që Carlo Ancelotti nuk ka shumë sulmuesë në dispozicion mund të ndodhë që ylli portugez të luajë si pykë e vetme në sulm, ndërsa vendin e tij në mesfushë mund ta zerë Modriç, i cili mund ti hapë vendin Asier Illarramendit.

Gjithësesi, duhet pritur rifillimi i La Ligas pas ndeshjeve eleminatore të kombëtareve për të parë se çfarë do të vendosë tekniku italian.../albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori