Ja rezultatet dhe golat e ndeshjeve të Europa League (VIDEO)
Europa League
Janë zhvilluar ndeshjet e natës së sotme në Europa League, me të cilat filloi faza e ndeshjeve nëpër grupe.

Rezultatin më bindës e regjistroi ekipi italian Napoli, ku luajnë edhe dy shqiptarë, Valon Behrami dhe Blerim Xhamaili si dhe skuadra e Bordeaux.

Në fitoren e Napolit me rezultat 4-0 kundër AIK Stockholm, kontribut kishte edhe Blerim Xhemaili i cili shënoi një gol.

Me po këtë rezultat fitoi edhe Bordeaux i Francës kundër Club Brugge të Belgjikës, kurse nga ndeshjet interesante të përmendim edhe fitoren e thellë të Liverpoolit në Bernë të Zvicrës kundër vendësve Young Boy me 5:3, barazimin 2:2 të Fenerbahçes së Stambollit me ekipin francez Marseille si dhe barazimin 2:2 të Interit me Rubin Kazan.

Skuadra e Granit Xhakës, Borussia Monchengladbach nuk arriti më shumë se një barazim në Qipro.

Ja rezultatet e 24 ndeshjeve në Ligën e Evropës:

Grupi A
Udinese 1 - 1 Anzhi Makhachkala
Young Boys 3 - 5 Liverpool

Grupi B
Hapoel Tel Aviv 0 - 3 Atletico Madrid
Viktoria Plzen 3 - 1 Academica Coimbra

Grupi C
AEL Limassol 0 - 0 Monchengladbach
Fenerbahce 2 - 2 Marseille

Grupi D
Bordeaux 4 - 0 Club Brugge
Maritimo 0 - 0 Newcastle U.

Grupi E
FC Copenhagen 2 - 1 Molde
Stuttgart 2 - 2 Steaua Bucuresti

Grupi F
Dnipro D'petrovsk 2 - 0 PSV Eindhoven
Napoli 4 - 0 AIK Stockholm

Grupi G
Racing Genk 3 - 0 Videoton FC
Sporting Lisbon 0 - 0 Basel

Grupi H
Inter Milan 2 - 2 Rubin Kazan
Partizan Belgrade 0 - 0 FK Neftchi

Grupi I
Athletic Bilbao 1 - 1 Ironi Kiryat Shmona
Lyon 2 - 1 Sparta Prague

Grupi J
NK Maribor 3 - 0 Panathinaikos
Tottenham H. 0 - 0 Lazio

Grupi K
Bayer Leverkusen 0 - 0 Metalist Kharkiv
Rapid Vienna 1 - 2 Rosenborg

Grupi L
FC Twente Enschede 2 - 2 Hannover
Levante 1 - 0 Helsingborg


Shikoni golat:

Inter 2 – 2 Rubin Kazan


Young Boys 3 : 5 Liverpool

Shtuar më 20/09/2012, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori