Partizanin e pret "ferri", ja rivalët e mundshëm në Champions
UEFA dha dënimin dje për ta pezulluar për një vit Skënderbeun nga Kupat e Europës, dhe nëse dënimi konfirmohet edhe nga CAS do i japë mundësinë Partizanit që të marrë pjesë në Champions.

Por koeficienti i ulët në UEFA i skuadrës kryeqytetase do të sjellë pozicionimin e saj në vazon e më të dobëtëve në shortin e turit të dytë paraeliminator që hidhet me datë 20 qershor.

Përballë do të jenë shumë skuadra të njohura në arenën ndërkombëtare, duke filluar nga skocezët e Sëlltik, për të vazhduar me Dinamon e Zagrebit apo Kopenhagën.

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit:
Red Bull Salcburg (Austri),
Sëlltik (Skoci),
APOEL (Qipro),
BATE Borisov (Bjellorusi),
Legia Varshavë (Poloni),
Dianmo Zagreb (Kroaci),
Ludogorets Razgrad (Bullgari),
Kopenhagë (Danimarkë),
Karabak (Azerbajxhan), Rosenborg
(Norvegji), Astana (Kazakistan),
Sherif Tiraspol (Moldavi),
Partizani i Beogradit (Serbi),
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji),
FH (Islandë),
Trençín (Sllovaki),
Nju Seints (Uells).
Shtuar më 07/06/2016, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori