Ja sa bileta janë shitur për derbin Tirana-Partizani
Atmosfera në vigjilje të supersfidës Tirana-Partizani sfidë kjo që do të luhet në kuadër të javës së 24 të Kategorisë Superiore është fantastike.

Interesimi për këtë derbi të kryeqytetit që do të luhet në "Air Albania" është i jashtëzakonshëm. Në rrugë zyrtare deri në orën 17:00 të ditës së premte janë shitur 18 mijë e 050 bileta por me siguri kapaciteti i impiantit të ri të kryeqytetit do të jetë i mbushur plot e për plot për këtë duel.

Përballja e fazës së 3-të pritet ta kalojë numrin e 19 mijë e 32 shikuesve që u regjistruan në derbin e fazës së dytë që u luajt po në Air Albania, pasi shitjet e biletave po vazhdojnë me ritme të larta. Tirana e Emanuel Egbos vjhen në këtë takim si favorite pas kryeson tabelën e klasifikimit me 44 pikë, 6 më shumë se Partizani i Adolfo Sormanit.
Shtuar më 28/02/2020, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori