E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Ja sa e duan romanët Tottin (FOTO LAJM)

Që Francesco Totti është futbollisti më i dashur në Romë për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi, por që kapiteni verdhekuq të arrinte deri aty sa të bëhej një pikturë gjigande murale në një prej shkollave të kryeqytetit italian kjo pak pritej.

Në një faqe muri të shkollës "Pascoli" në San Giovanni të Romës është parë një pikturë murale gjigande e kapitenit legjendar, por që nuk bëhet ende e ditur: është bërë para derbit të djeshëm me Lazion apo pas tij?

Gjithësesi, kjo tregon edhe një herë se në Romë Totti është më shumë se një futbollist.../albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori