Ja sa kushtojnë shërbimet e Xhakës
Shërbimet e Granit Xhakës tashmë kushtojnë më shtrenjtë, e në rast se do të transferohet në ndonjë skuadër tjetër duhet të paguajnë 40 milionë euro. Vlera e mesfushorit shqiptar është rritur pas kualifikimit të Borussia Moenchengladbachut në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

“Klauzola e lirimit për Xhakën është 40 milionë euro. Interesimi më i madh është nga Arsenali që është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro”, shkruan Sport1

“Edhe Xhaka ditë më parë nuk ka garantuar nëse edhe edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës”, thuhet më tej duke shtuar se 23-vjeçari ka thënë se vendimin do ta marrë së bashku me klubin.

“Vendimi nuk do të jetë vetëm imi. Unë mund të them se jam me të vërtetë i lumtur në Borussia Moenchengladbach. Kam kontratë deri në vitin 2020, por nëse ka ndonjë ofertë do ta shohim së bashku me zyrtarët e klubit. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”, citohen fjalët e lojtarit që e përfaqëson Zvicrën./Albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori