Ja sa kushton Donnarumma nëse largohet këtë verë
Pas refuzimit të rinovimit të kontratës, Gianluigi Donnaruma tashmë është në kërkim të skuadrës së radhës. Duke konsideruar moshën e re të Donnarumma-s dhe disa precedentëve të njohur, edhe me një kontratë që skadon pas 12 muajsh Milan-i, Milani mund të arkëtojë deri në 30 milionë euro.

Si fakt për këtë ç'mund të shërbejë dhe blerja e Juventusit në sezonin 2015, kur transferoi Alex Sandron nga Porto për 26 milionë euro, edhe pse kishte dhe një vit kontratë të mbetur.

Mialani dhe mund të zgjedhë që ta lërë 18-vjeçarin në tribunë deri më 30 qershor 2018 për ta humbur me parametër zero pas 12 muajsh. /albeu.com/


Shtuar më 16/06/2017, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori