Ja sa kushton një biletë për sfidën Shqipëri-Zvicër dhe sa kanë mbetur
Një javë para ndeshjes së parë të Shqipërisë në finalet e një kampionati evropian, çmimi i biletave ka kapur rekorde historike për një ndeshje po ashtu “historike” të Kombëtares shqiptare.

Në ditën e parë të lançimit të biletave më e lira kushtonte 25 euro në kategorinë 3 (pas portave) ndërsa sot ka mbetur vetëm një kategori ku mund të blesh bileta online ku çmimet variojnë nga 380 dollarë në 579 dollarë amerikanë.

Gjithsej në këto momente janë vetëm 53 bileta të disponueshme për ndeshjen Shqipëri Zvicër që do të zhvillohet në orën 15.00 të datës 11 qershor 2016 në Lens të Francës, por numri pakësohet pas çdo momenti.

Kategoria 1- 18 bileta
Kategoria 2- 4 bileta
Kategoria 3- 31 bileta
Shtuar më 05/06/2016, ora 11:38
Toni Istrefi
e Dielë 5 Qershor 2016, Ora 21:11
Kam 2 bileta në kategorin 3, 500 â
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori