Ja sa kushton për një natë strehimi i Kombëtareve në "Euro 2016"

24. Franca (Clairefontaine) - ende i pazbuluar çmimi
Në prag të kampionatit Europian media të ndryshme kanë hulumtuar edhe për resortet ku do të kalojnë kohën e tyre disa prej kombëtareve që do të marrin pjesë në Europianin që do të luhet në Francë këtë verë. Nuk mund të mos tërhiqte vëmendje dhe zgjedhja e Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një hotel me pesë yje për të akomoduar 23 të besuarit e Gianni De Biasi-t. “Hotel L`Agapa” në Perros Guirec, veri-perëndim të Francës, do të jetë baza e kuqezinjve për aq kohë sa do të qëndrojnë në Europian. Vetë emri i hotelit ngjason me fjalën franceze për “gojëhapur, i shtangur”.

Një dhomë në këtë hotel kushton mesatarisht 245 euro/nata, vetëm 5 euro më pak se hoteli ku qëndrojnë kampionët në fuqi, Spanja.
Ekipi më “dorështrënguar” sa i përket akomodimit është treguar Zvicra, kundërshtari ndaj të cilit debutojmë në datë 11 qershor. Një dhomë në hotelin e helvetëve kushton “vetëm” 112 euro.

Shtuar më 02/06/2016, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori