Ja sa pagoi Katari për të blerë votat e Botërorit 2022
Në librin e publikuar përpara disa ditësh, "The Ugly Game" (Loja e shëmtuar), zbulohen paratë që u përdorën për të bindur Platininë me shokë që t’i jepnin votat. Bin Haman, ish-presidenti i Konfederatës aziatike, ishte koka e skandalit.

Ish-presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit, që u skualifikua përjetë nga FIFA pasi akuzat për korrupsion rezultuan të vërteta ka drejtuar Konfederatën Aziatike (AFC) deri në vitin 2011, teksa në 2010 Botërori i 2022 ishte caktuar dhe Katari kishte fituar kandidaturën e tij kundrejt SHBA-së.

Në librin e publikuar disa ditë më parë dhe që ka dalë në treg, ja se si analizohen investimet dhe tangjentet për të arritur në objektivin e blerjes së votive. /albeu.com/

Ja shifrat e shpenzuara:

Platini (Francë)

14,7 miliardë sterlina

U shpenzuan: për avionë “Francë Airbus”, u ble PSG-ja, krijimi i Bein SPORT; blerja e të drejtave televizive të Ligue 1, që ka ndjekur një mbledhje në nëntor 2010 ku kanë marrë pjesë sheiku i Katarit, Tamin, presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe Platini që pranon votën e dhënë për Katar, por që shton se është ndikuar, por jo detyruar për ta dhënë…

Nikolas Leoz (Paraguaj)

1.33 miliardë sterlina

U shpenzuan: Infrastrukturë energjetike e konkorduar nga sheiku Hamad i Katarit dhe presidenti i Paraguajit Fernando Lugo më 18 gusht 2010 pas udhëtimit të programuar të drejtuesit të FIFA-s dhe president i AFC (Konfederata Aziatike), Mohamed Bin Hamam.

Uoravi Makudi (Tajlandë)

1,23 miliardë sterlina

U shpenzuan: Marrëveshja për Gas, sërish e derivuar nga samiti me Bin Hamam, ku ishin të pranishëm Makudi (presidenti i Federatës Taljandeze) dhe përfaqësues së industrisë më të madhe energjetike në 16 gusht 2010, në Doha.

Angel Maria Villar (Spanjë)

150 milionë sterlina

U shpenzuan: Sponsorizime të Barcelonës nga “Qatar Airways”, një sekret që në fillim u mbajt si i tillë, por që më pas u pranua edhe nga vetë Sep Blater, presidenti i FIFA-s.

Funksionarë afrikanë

99 milionë sterlina

U shpenzuan: Fonde she shpenzime të ndryshme. Kjo përfshinte të holla të shpenzuara për blerjen e një akses ekskluziv për të ndikuar Konfederatën e zgjedhësve të futbollit afrikan (1,8 mln dollarë).

Julio Grondona (Argjentinë)

59 milionë sterlina

U shpenzuan: Kryesisht për të shlyer borxhet e Federatës Argjentinase të futbollit; një burim sponsorizimi i miqësores së Nëntorit 2010 Argjentinë-Brazil në Doha.

Marios Lefkaritis (Qipro)

27 milionë sterlina

U shpenzuan: blerje e tokave në pronësi të Lefkaritis në Nikosia nga një firmë investuese në sektorin e ndërtimeve në Katar. Lefkaritis nuk ka mohuar kurrë këtë marrëveshje, por mohon çdo akuzë.

Rikardi Teixeira (Brazil)

6,7 milionë sterlina

U shpenzuan: Sponsorizime të Brazilit në miqësore përfshirë edhe Argjentinën në Katar në 2010, nga fondacione katariote.

Zyrtarë të ndryshëm

4.8 milionë sterlina

U shpenzuan: Para kesh të infiltruara në mënyra të ndryshme nga Bin Hamam në bashkëpunim me 10 fonde “të zeza” dhe fantazëm. Dërgesa që arrijnë 5 mln dollarë për funksionarë afrikanë dhe 1,7 mln dollarë në Azi

Isa Hajatu (Kamerun) dhe Jack Anuma (Bregu F.)

1 milion sterlina për kokë

U shpenzuan: Grante të konfirmuara për zhvillime dhe investime, por pa interesa

Jack Warner (Trinidad dhe Tobako)

933 mijë sterlina

U shpenzuan: para kesh të dërguara tek Uorner, ish-zëvendës president i FIFA-s dhe president i CONCACAF (Konfederata e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve) për të blerë heshtjen e tij dhe për ta korruptuar.

Të tjerë votues të Katarit janë Mong-jon i Koresë së Jugut dhe Junji Ogura i Japonisë. Bin Hamam ka dhënë edhe votën e tij dhe e fundit që ka kapur shifrën 14 pro Katarit ka qenë e Senes Erzik nga Turqia, që është gjithashtu mik i afërt me familjen mbretërore të Katarit.
Shtuar më 28/04/2015, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori