Ja sa para i takojnë Majlindës për medaljen e artë në Paris
Xhudistja numër 1 ndër shqiptarë, reprezentuesja e Kosovës, Majlinda Kelmendi vazhdon të fitojë medalje të arta në të gjitha garat ku po merr pjesë. Por, fitimet siç raporton Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), nuk duket të jenë edhe aq të mëdha.

Në një turne si kjo e fundit, Paris Grand Slam, fituesi i medaljes së artë përfiton 5 mijë dollarë amerikan.

Nga kjo shumë 4 mijë i fiton xhudistja Kelmendi dhe 1 mijë dollarë trajneri i saj Driton Kukaj. Shumë modeste parash, për suksesin e madh. sidoqoftë fitimi më i madh i mbetet Kosovës, që ju shtua një medalje e artë. /Albeu.com

Shtuar më 11/02/2017, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori