Ja sa vlen cdo pozicion në Serie A
Pjesëmarrja në Europë i jep frymëmarrje bilancit të klubeve italiane që, falë kësaj, kanë shansin të likuidojnë pagën e ndonjë lojtari me peshë. Beteja Champions ndërmjet Milanit dhe Fiorentinës, si dhe ajo për qëndrimin në Serie A ndërmjet Torinos, Sienës, Palermos dhe Genoas po e ndez aktualisht kampionatin italian.

Por, përveç tifozëve, për këtë betejë bëjnë tifo edhe drejtuesit e klubit, të cilët presin të marrin çeqet e tyre në fund të sezonit nga të drejtat televizive dhe reklamat.


PREMIOT E FEDERATES: 5 për qind e afro 1 miliard eurove që vlen e drejta televizive e Serisë A, konkretisht 47 milionë euro, ofrohet si premio nga federata italiane për çdo skuadër të Serisë A, ndonëse çdo pozicion në renditje ka një kosto të veçantë për 20 ekipet e kampionatit, dhe kjo shumë nuk ndahet në mënyrë të barabartë. Formacioni i parë në kampionat, në këtë rast Juventusi, përfiton 4.5 milionë euro, kurse skuadra e katërt nga fundi, që siguron qëndrimin në Serie A, përfiton 900 mijë euro. Mirëpo këto shifra bëhen interesante edhe në garën e formacioneve italiane për në Ligën e Europës, sepse ndërmjet ekipit të parë në kampionat dhe ekipit të katërt ekziston një diferencë prej 700 mijë eurosh. Jo pak, pasi kaq është paga bazë e Nagatomos, Luliç apo Piris.

Pra, klubet italiane janë të detyruar të luftojnë deri në fund të sezonit, pasi çdo vend vlen parà. Gjithsesi, këto shifra edhe pse në dukej të vogla, në fund janë pjesë e një thesari që vijnë nga të drejtat televizive, ku Juventusi, Interi dhe Milani përfitojnë së bashku më shumë se 1/3-n e 1 miliard eurove (mbi 100 milionë euro në vit secila).

Prandaj, falë këtyre premiove shtesë që federata jep në fund të sezonit, të gjitha skuadrat duhet të luftojnë për çdo pozicion që duhet të kapin, duke qenë që sa më lart të jenë, aq më i madh është bonusi i fundkampionatit.

CHAMPIONSI LEAGUE: Secili klub që do të marrë pjesë në Champions do arkëtojë 8 milionë e 600 mijë euro, që u shtohen 1 milion eurove premio nga UEFA për çdo fitore dhe 500 mijë euro të tjera për çdo barazim në fazën në grupe. Por në total, nga pjesëmarrja në Champions, klubet mund të përfitojnë 30 milionë euro nëse llogaritim edhe të drejtat televizive. Më pas, kush kalon fazën në grupe, merr edhe 3.5 milionë euro më tepër, përveç kësaj edhe një shumë të majme nga të drejtat televizive. Jo më kot Juventusi, sapo u kualifikua nga grupi, arkëtoi 42.8 milionë euro nga UEFA.

eUROPA LEAGUE: Të marrësh pjesë në këtë kompeticion nuk fiton shumë. Çdo klub që merr pjesë në këtë kupë merr 1.5 milionë euro, kurse ekipi që kalon në fazën me eliminim direkt merr nga 3 deri në 4 milionë euro, ndërsa ai që fiton kupën merr 12 milionë. Jo mjaftueshëm për të sistemuar bilancin, por aq sa duhen për t’i paguar pagën ndonjë lojtari me peshë, në klubet e mesit të renditjes në Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori