Ja sa vlen Kombëtarja e Belgjikës (FOTO LAJM)

Total: 232,2 milionë paund
Askush nuk e kishte menduar, as vetë tifozët belgë, se Kombëtarja e tyre do të pësonte një rritje kaq të madhe. Një komb që nuk ka qënë ndonjëheë kryefjalë e futbollit europian, tashmë ka marrë një fytyrë tjetër, duke u shndërruar në një ekip të frikshëm për çdo kundërshtarë. Për momentin, kombëtarja belge kryeson grupin A me 19 pikë, tre më shumë se Kroacia dhe është me një këmbë në "Brazil 2014". Ndërsa në Euro 2000, edhe pse luanin në shtëpinë e tyre u eleminuan që në fazën e grupeve.

Që prej atij Europiani e deri më sot Belgjika ka bërë një punë të palodhshme duke e rritur me hapa galopantë futbollin e saj. Por një rol të rëndësishëm në këtë evolucion ka patur edhe trajneri Marc Wilmots, i cili ka afruar në skuadër talente që po bëjnë bujë në kampionatet më të forta të Europës si: Courtois, Hazard, Lukaku etj.

Por sa vlen aktualisht Kombëtarja e Belgjikës? Lojtari më i shtrenjtë i tyre është Eden Hazard me 37 milionë paund, i ndjekur nga Kompany me 31 milionë dhe Courtois me 30 milionë paund. Ndërsa në total belgët vlejnë plot 232,2 milionë paund (duke llogaritur vetëm 11 lojtarë të formacionit) dhe me këtë shifër le pas emra të mëdhenj si Anglia dhe Italia dhe rënditet e treta pas Gjermanisë dhe Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori