Ja cilat ndeshje të "Euro 2016" do të transmetohen në Top Channel
Pak orë na ndajnë nga starti i “Euro2016”, në të cilin për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Kombëtarja Shqiptare ka arritur të kualifikohet për spektaklin e kampionatit më të përfolur muajt e fundit në vendin tonë.

Top Channel, do të sjelli si rrallë herë për shikuesit një event futbollistik i cili ka vite që mungonte, i ndihmuar edhe nga SuperSport.

Duke filluar nga ora 20.00 Top Channel, e dt.10 Qershor e duke vazhduar më pas çdo ditë, do të vij me emisionin e veçantë të kushtuar kampionatit me titull “Le Rendez-Vous”, i cili i përbërë nga një panel analistësh do të japi mendimet e veta mbi ndeshjet dhe ecurinë e tij, raporton Infomedia Albania.

Të gjithë futbolldashësit, do të ndjekin një ndeshje në ditë në TCH, atë të orës 21.00, por përjashtim do të bëjnë ndeshjet e kombëtares dhe ato që shfaqin interes të lartë të cilat pavarësisht orarit do të keni mundësi t'i ndiqni në gjigandin e televizionit shqiptar, përfshirë këtu çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe.

Programacioni kushtuar këtij eventi do te jete maratone, duke u mbyllur çdo mbrëmje në orën 24.00.


Shtuar më 09/06/2016, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori