Ja si do të jetë Interi i Mazzarrit (FOTO LAJM)

Samir Handanoviç
Walter Mazzarri bëri dje prezantimin zyrtar si trajneri i ri i Inter. Ish tekniku i Napolit do të jetë në krye të zikaltërve për dy sezone dhe që në konferencën e tij të parë u shpreh se sezonin e ardhshëm do të shihni një tjetër Inter në drejtimin e tij.

Por si do të jetë Interi i Mazzarrit? Ashtu si edhe te Napoli tekniku livornez preferon skemën 3-5-2 ku në portë do të jetë sërish Samir Handanoviç, ndërsa mbrojtja me tre veta do të përbëhet nga Campagnaro, Diakite dhe Juan Jesus.

Mesfusha do të ketë në përbërje Paulinho, Isla, Zuniga, Guarin dhe Kovaçiç dhe në sulm dyshja argjentinase Lavezzi-Palacio.

Por para se të bazohet te ky formacion Mazzarrit i duhet ndihma e Massimo Morattit për të afruar plot 5 futbollistë. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2013, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori