Ja si e justifikon Mourinho humbjen e penalltisë nga Ibra
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, megjithëse duhet të jetë i mërzitur nga barazimi 1-1, në fushën e vet, me Bournmuthin që luajti në të gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë dhe që endet andej nga fundi i klasifikimit, nuk e humbet asnjëherë sensin e tij të humorit, qoftë ai edhe “i zi”.

Duhet të theksohet se rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte Zlatan Ibrahimoviç, kur gjuajti penallti, por pa sukses, pasi topin e priti portieri kundërshtar.

“Ne nuk bëjmë më stërvitje për të gjuajtur penalltitë, duke menduar se përse ta harxhojmë kohën kot, pasi kishte katër ose pesë muaj që asnjë arbitër nuk na jepte neve penallti! Zlatani dhe Pogba nuk gjuajnë më penalltistërvitje dhe tani që ne na dhanë penallti, ata nuk janë më në gjendje që t’i gjuajnë mirë. Ndoshta, kjo juve ju duket për të qeshur, por kjo është situata”, tha Mourinho.


Shtuar më 06/03/2017, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori