Ja si e komentuan mediat e huaja ndeshjen Shqipëri-Zvicër
Sfida e luajtur në “Stade Bollaert­Delelis” në Francë mes Shqipërisë dhe Zvicrës që përfundoi me rezultat (0­1) u pasqyruar gjerësisht në mediat e huaja. Mediat italiane shkruan në titujt e tyre nisjen jo të mirë që De Biazi bëri me kuqezinjtë në ndeshjen e parë të Europianit, ndërsa ato franceze analizuan takimin duke thënë se “Franca s’ka pse trembet”.

Portali francez “20 minutes” shkruan: “Me ndeshjen Shqipëri­Zvicër nuk pamë asgjë më shumë sesa kundërshtarët e ardhshëm të Francës (dhe Franca s’ka asgjë për të t’u trembur )”.

Nga mediat Franceze “Le Quipe” shkruajnë se “Zvicra i bashkohet Francës”.

Lojën e kombëtares e komentoi edhe gazeta Italiane “Il Corriere dello Sport”, duke thenë se “De Biazi e nis keq”.
Nga ana tjetër zvicerania “Blick” mjaftohet vetëm me një video të golit të shënuar nga Shar. “Një gol nga Shar, i sjell fitoren Zvicrës”.

Ndërsa Britanikja “The Mirror”, vlerëson lojën e treguar nga kuqezinjtë ndaj Zvicrës. “Shqipëria i bën tifozët krenar në një humbje emocionale”,­shkruan në titullin e saj./Albeu.com/

Shtuar më 11/06/2016, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori