Ja si e pësoi Guardiola nga portieri i tij (VIDEO)
Bayern Munchen ka realizuar gjatë ditës së djeshme foton zyrtare të skuadrës për sezonin e ri 2013-2014. Kampionët në fuqi të Europës dhe Gjermanisë, së bashku me blerjet e reja Mario Gotze dhe Thiago Alcantara, e kanë kaluar pasditen e djeshme në qëndrën stërvitore duke realizuar setin fotografik.

Por kur skuadra ishte vendosur për të bërë foton portieri Tom Starke bëri një lëvizje të duarve pikërisht në momentin që po kalonte trajneri Pep Guardiola duke e "shushatur" për pak çaste.

Starke kërkoi menjëherë falje ndërsa Guardiola e kaloi me sportivitet megjithëse në fillim ndjeu jo pak dhembje. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2013, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori