Ja si e ringriti Ranieri Interin
Brenda një jave, nga Novara në Moskë, zikaltrit e trajnerit Claudio Ranieri kanë ndryshuar ecuri, pasi ish-trajneri i Romës i ka aktivizuar lojtarët në pozicionet e tyre ideale.

Mungon vetëm ripozicionimi i Sneijderit. Por edhe ky mund të konsiderohet një problem i zgjidhur, sepse Ranieri e ka provuar pikërisht aty, si mesfushor të avancuar, mbrapa sulmuesve.

Kjo është historia e një revolucioni me kthim në të kaluarën e thjeshtë dhe të logjikshme: Interi perfekt luante kështu? Atëherë ta rikthejmë siç ishte, jo siç ka bërë Gasperini.

Claudio Ranieri ka bërë thjesht atë që skuadra priste prej kohësh, pasi i kanë dhënë një "rebus" në dorë dhe ai e ka gjetur zgjidhjen duke u bazuar te e kaluara fituese e zikaltërve dhe te karakteristikat e lojtarëve.

Asnjë provë, asnjë forcim, eksperimente apo ndryshime pozicioni. Jo, ti qëndro aty dhe ti atje, ti Pazzini do të ribëhesh titullar dhe mbrapa do të mbrohemi me 4 lojtarë: kështu ka bërë dhe kanë ardhur 6 gola dhe 6 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori