Ja si e sulmoi lojtari i Swanseas Mourinhon (VIDEO)
Pëlqej
Jose Mourinho u bë protagonist i një episodi të pazakontë gjatë ndeshjes që Chelsea fitoi bindshëm kundër uellsianëve të Swanseas 4-2. Ishte lojtari i skuadrës mike, Jefferson Montero ai që nuk arriti ta përtypte disfatën, duke e shfryrë mllefin tek trajneri portugez 3 minuta nga fundi kur Blutë e Londrës e kishin vulosur fatin e takimit.

Episodi u regjistrua në stolin e skuadrës së Chelseat ku lojtari kërkoi topin nga Jose Mourinho, por gjesti i këtij të fundit ngjalli reagimin negative të ish-lojtarit të Real Betis, Levantes dhe Villarreal.

Si e priti “Special One” këtë gjest? Ndryshe nga herët e tjera Mourinho preferoi të shtrëngonte fitoren duke mos e zgjatur më tej polemikën sepse në fund të fundit skuadra e tij po bën ligjin në fushat e blerta me 9 pikë në 3 javët e para të kampionatit. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori