Ja si erdhi Guardiola te Bayern Munchen
Ata që e zbuluan lajmin ishin italianët. "Sky Sport Italia" dha lajmin e para se Pep Guardiola kishte arritur akordin me klubin gjerman të Bayern Munchen. Ata që e besuan ishin pak, por gazetari Gianlucaa di Marzio i kishte burimet e konfirmuara. Ai është vetë menaxher, dhe në takimin kur është arritur akordi ka qenë vetë i pranishëm.

Akordi është arritur në New York në fillim të muajit janar. Dhe takimi deçiziv ka qenë mes sponsorit të Bayernit, "Adidas", menaxherëve të Guradiolës dhe drejtuesve të bavarezëve. Sipas Di Marzios, "Adidas" ka luajtur një rol thelbësor për të bindur ish-trajnerin e Barcelonës të zgjedhë Bayernin.

Skuadra e dinte lajmin prej dy ditësh, edhe pse presidenti Uli Hënes u kishte kërkuar drejtuesve që të mos komunikonin me asnjë media deri në çastin që asgjë nuk ishte zyrtarizuar.

Jupp Heynckes i ishte thënë se lajmin e së ardhmes së tij do e mësonte në mes të muajit mars, por ai e kishte kuptuar se Bayerni nuk do ia rinovonte kontratën. Lajmin e ka marrë me sportivitet dhe ka bërë falënderimet e rastit. 67-vjeçari nuk ka qenë i motivuar të vijojë karrierën, kështu që në verë do i japë fund asaj.

7 milionë euro do të përfitojë pagë neto në sezon Guardiola. Por rroga e tij do të shkonte deri në 10 milionë euro në vit me bonuset, nëse ai do të fitonte Bundesligën (+1 mln euro) dhe Champions League (+2 mln euro).

Tekniku katalanas e ka firmosur kontratën që në dhjetor konfirmoi agjenti i tij Orobitg. Prej gjysmë viti ai merr rregullisht leksione të gjuhës gjermane.

Në "Alianz-Arena" do gjejë vetëm një lojtar spanjoll, baskun Javi Martinez. Një nga kushtet që ai të vinte në Mynih ka qenë dhe blerja e mesfushorit nga Athletic Bilbao. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2013, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori