1. Liverpool
Para vitit 1892, rivalët Everton kanë luajtur në Anfield për tetë sezone rresht. Por për shkak të disa mosmarrëveshjeve me pronarin e fushës John Houlding, Everton zhvendoset në Goodison Park më 1892. Në të njëjtin vit, Houlding themeloi një klub tjetër futbolli, për të luajtur në Anfield.
Ekipi u emërua fillimisht si Everton Athletic, por federata e futbollit nuk pranoi të identifikohet klubi me këtë emër. Pra, klubi ndryshoi emrin e tij në Liverpool FC.
Liverpool FC, me nofkën "The Reds" kanë fituar më shumë kampionate europiane se çdo klub tjetër anglez. Në vitin 1953, "Ju kurrë nuk do të ecni vetëm" u miratua si himn i Liverpool FC, dhe këndohet zakonisht para çdo ndeshje në shtëpi.