Ja si merrte rryshfet Mourinho
Fuqia që ka fituar Jose Mourinho si trajner i Real Madrid pasi erdhi në “Santiago Bernabeu” në vitin 2010 është e pakontrollueshme, kjo për shkak të menaxherit të tij, Jorge Mendez.

Sipas gazetës katalanase, "Sport", agjenti i trajnerit ka përfshirë edhe ish-trajnerin e Interit në agjencinë e tij, dhe thuhet se për çdo transferim që Mendezi bën te madrilenët, Mourinho përfiton përqindje.

Reali ka shpenzuar 210 milionë euro në 9 transferimet që ka bërë agjenti nga Lisbona në Madrid, duke arkëtuar në xhepat e tij 20 milionë euro. Në Spanjë, transferimi i fundit i menaxherit të njohur ka lënë shumë dyshime. Ai është braziliani i panjohur Fabinho, i cili kaloi nga portugezët e Rio Ave në skuadrën e të rinjve të Realit në formë huazimi.

Fabinho nuk ka debutuar ende me Rio Aven, por e ka një vend të garantuar në skuadrën e dytë madrilene, ndërsa Mourinho ka synim ta kalojë në të parën. Një operacion i tillë do të kushtonte 1.5 milionë euro. Por, kjo nuk është e vetmja lëvizje që vjen prej aleancës portugeze. Kujtojmë se mbrojtësi i ri, Pedro Mendez, debutoi në ndeshjen e Championsit kundër Ajaxit sezonin e shkuar, edhe pse nuk kishte luajtur ende me të rinjtë e Realit. Fabinho është futbollisti i nëntë që Mendez transferon te Reali që prej vitit 2007, kur solli në Madrid Pepen nga Porto për 30 milionë euro.

Pas Ronaldos, një operacioni që Fergusoni e kishte mbyllur me Sportingun e Lisbonës për 15 milionë euro, Mendez do e shiste për 96 milionë euroMadrid (duke hyrë në histori me transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit).

Më pas, Mendez ka transferuar vetë Mourinhon për 16 milionë euro, Di Marian (25 milionë euro plus+10 të tjera në varësi të performancës), Carvalho (8 milionë), Coentrao (30 milionë) dhe Pedro Mendez (i huazuar).

Mourinho me kompaninë “Gestifute” ka kryer dhe 30 milionë euro operacione për Quaresmën dhe Thiago Mottën kur ishte te Interi. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2012, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori