Ja si ndryshoi jeta e Iscos brenda pak muajsh
Ardhja e Julen Lopeteguit në kombëtaren Spanjoll transformoi në mënyrë total situatën e Iscos në përfaqësuese, pasi mesfushori i lindur në Malaga përjetoi një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës së tij pas lënies jashtë listës së Del Bosques për Europianin Francë 2016.

Tekniku Bask kishte trajnuar paraprakisht mesfushorin e Real Madridit në kombëtaren U-21, aty ku ai ishte njëri nga lojtarët kyç në triumfin e Spanjës në Europianin e të rinjëve në vitin 2013, ku Isco shënoi një gol në finale ndaj Italisë. Që nga arritja e tij, Lopetegui ka llogaritur tek lojtari edhe pse ai nuk kalonte momentet më të mira me Real Madridin. Tani, ai është shëndruar në njërin nga yjet më të mëdha të ekipit dhe vendi i tij në formacion është i padiskutueshëm.

Isco nuk udhëetoi me kombëtaren në Europianin Francë 2016 edhe pse prezenca e tij në listën fillestare prej 23 lojtarësh ishte e dukshme. Pasi luajti në dy ndeshjet e para miqësore të muajit Mars, kundër Italisë dhe Rumanisë, Del Bosque përjashtoi lojtarin e Real Madridit dhe ftoi San Josen, Brunon, Busquets, Koke, Iniesta, Cesc, Thiago dhe Silva për mesfushën. Ai veçse kishte mbetur jashtë botërorit në vitin 2014 pavarësisht 11 golave të tij në atë sezon me Real Madridin. Në atë kohë, mesfusha e Spanjës ishte e zënë me lojtarë si Busquets, Xavi, Xabi Alonso, Cesc, Iniesta, Mata, Silva, Koke.. që nuk dukej sikur do të lëshonin ndonjë vend për të.

Lopetegui e ftoi me kombëtaren menjëherë pas turneut dhe shfaqi besimin tek Isco që nga momenti i parë. Lojtari nuk ishte në listën fillestare kundër Belgjikës dhe Lichtenstein për shkak të një dëmtimi. Në listën e dytë, arriti të luaje disa minuta ndaj Shqipërisë dhe poashtu disa minuta duke ardhur nga stoli në ndeshjen ndaj Maqedonisë, Anglisë dhe Izraelit. Nga ana tjetër, Isco nuk po shijonte minutat e dëshiruara tek Real Madridi. Pavarësisht kësaj, ai ishte titullar për të parën herë me Lopeteguin në një miqësore ndaj Francës në Marsin e shkuar, duke mbyllur ndeshjen me një fitore 0-2. Që atëherë, ai nuk ka humbur vendin e titullarit, përcjell Albeu.com.

Isco ka qenë titullar në të 4 ndeshjet e fundit kualifikuese të botërorit, duke kompletuar tre prej tyre dhe duke mbyllur ndeshjet me fitore rradhazi dhe në një formë vendimtare, teksa shënoi katër gola dhe dhuroi dy asistime. Në fitoren e vështirë ndaj Maqedonisë, mesfushori dhuroi pasimin e golit për Diego Costan që çoi rezultatin në 0-2, në një aksion ku sulmuesi aktual i Atletico Madrid vetëm duhej të shtynte topin në rrjetë. Ndërsa në Shtator, Isco u konfirmua si ylli i madh i grupit, në ndeshjen ndaj Italisë në Santiago Bernabeu. Një dopietë e shkëlqyer duke shënuar njëherë nga goditja e dënimit dhe njhë herë tjetër me një goditje jashtë zone. Morata pastaj mbylli gjithçka me golin e 3-0. Pas tre ditësh, ai do të shënonte përsëri në goleadën 0-8 ndaj Lichtenstein. Së fundmi, ai shënoi edhe ndaj kombëtares tonë, Shqipërisë, në fitoren 3-0 të arritur në Alicante, që i dhuroi Spanjës edhe kualifikimin direkt për në botërorin Rusi 2018.

Tani, Spanja pret Izraelin në një ndeshje ku mund të ketë rotacione. Nëse gjithçka shkon sikur ka shkuar deri më tani, Isco do të jetë njëri nga referencat e mëdha të kombëtares në botëror, aty ku lojtarët e Lopeteguit do të tentojnë të përsërisin atë që bënë në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Besimi i teknikut tek mesfushori vetëm se i ka shërbyer për t’u rritur në klub, duke i ndihmuar atij poashtu të jetë një lojtar kyç edhe për Zidane me ekipin Madrilen që shënon vazhdimisht dhe që tani është mesfushori që ka shënuar më së shumti gola në vitin 2017.
Shtuar më 09/10/2017, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori