Ja si ndryshon Reali me Klopp-in në krye (FOTO)

Jurgen Klopp është kandidati kryesorë për të marr drejtimin e Realit të Madridit. Strategu gjerman do të largohet nga Borussia e Dortmund në fund të këtij sezoni dhe tashmë qarkullojnë informacione se mund të zëvendësojë Carlo Ancelottin në Santiago Bernabeu.

Në rast se Klopp emërohet në krye të madrilenëve, do të sjellë ndryshime të mëdha në formacionin e ekipit. Ai pritet do të largojë shumë emra nga ekipi i parë.

Në mesin e e yjeve që pritet të afrohen gjatë verës mund të jenë David De Gea nga Manchester United, Danilo dhe Alex Sandro nga Porto, Ilkay Gundogan dhe Marco Reus nga Borussia Dortmund si dhe Robert Lewandowski nga Bayern Munich.

Në këtë mënyrë ai do të formonte një formacion të mbushur me shumë lojtarë që ka stërvitur më parë te Dortmundi. /Albeu.com/
Shtuar më 20/05/2015, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori