Ja si reagoi Ronaldo ndaj thirrjeve "Messi, Messi" në Elbasan (VIDEO)
Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment aspak pozitiv, teksa ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në sezonin e ri me Realin e Madridit.

Paraqitjet e portugezit nuk kanë qenë në rendimentin e duhur as në Kombëtare, teksa ai shpesh herë është bërë pre e sulmeve të tifozëve vendas.

Një pritje aspak miqësore pati edhe në “Elbasan Arena” teksa duket edhe në këtë video, ai është përballur me thirrjet “Mesi, Mesi” kur ka dalë në nxehje, në tapetin e blertë. Nuk i ka ardhur mirë, natyrisht, por veprimi i Ronaldos është “driblues”. Me duar e gjeste, ai u drejtohet tifozëve kuqezinj, që po thirrnin në kor emrin e yllit të Barcelonës, duke u thënë “më fort, më fort”. /Albeu.com/
Shtuar më 10/09/2015, ora 16:18
cristiano ronaldo
e Enjte 10 Shtator 2015, Ora 17:21
respekt per cristiano ronaldo. nuk dua te mbroj askend por keshtu bejme ne shqiptaret. e harruat ju kur ronaldo-ja na mbrojti me serbine. njehere e mbroni dhe njehere e shani.kur nuk luan kundra shqiperise "ronaldo-ja? ronaldo eshte lojtari me i mire ne bote" kurse kur luan me shqiperine i permendni emrin e messit. ne vend te perkrahni kombetaren tone e keni mendjen te kundershtari. po ju harroni se sa me shume e nxehni aq me shume fuqi merr ai sic thote dhe nje nder shprehjet e tij "your love makes me strong,your hate makes me unstoppable
messi says
e Enjte 10 Shtator 2015, Ora 17:24
ronaldo is the besssttt... ;)
Loreto Veruari
e Enjte 10 Shtator 2015, Ora 18:29
Cristiano Ronaldo per mua eshte nje nder legjendat aktuale te futbollit boteror dhe nuk ka nevoje qe ta mbroje njeri se e tregon vete me se miri ate gje ne fushen e blerte
Cdo arritje qe ķa e ka me forcat e veta dhe jo si puna e atij ''pleshtit 'Mesit' '' qe i ka mare dy topa te arte te pa merituar nje ne 2010 qe i takonte shnajder dhe nje qe i takone iniestes
Kete gje e thone te tere
Bled tropoja
e Enjte 10 Shtator 2015, Ora 19:27
Mjerana, gjith ata qe paskan thirr kshu. Ish dasht me u hi fiskel n'cullak..legena.
ju paska djeg betha
e Enjte 10 Shtator 2015, Ora 19:55
per te gjithe komentuesit e ma siperm , e shoh qe ju paska djeg ne lidhje me ronaldon po pasha karin , tifozat kuq e zi kan pas qellim me e nervozu per mos me tregu kurgjo e pse juve ju ka ardhe nxet , pun e madhe , edhe ashtu ronaldo nuk tregoj kurgjo po fati nuk i priu shqiperise ne sekondat e fundit psun gol.
Gazmed morana
e Dielë 13 Shtator 2015, Ora 13:01
Ronaldon na e dojm shum po shqiperin ma shum dhe nuk mundemi ta ndajm prej zemre shqiperin tone por gjithashtu edhe ronaldon edhe ibren edhe messin juv falemderojm shum
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori