Ja si Reali mund të blejë Pogba-në dhe Levandovskin
Real Madridi mesa duket mund të përdor vetëm një formulë për të nënshkruar me Pogbanin dhe Levandovskin në këto 15 ditë të muajit janar.

Sipas kësaj formule nëse të dy lojtarët arrijnë të transferohen ne Bernabeu do të duhej të luajnë me skuadra momentale të tyre edhe sezonin tjetër. Kjo sepse FIFA ka marr vendim që ta dënoj për shkak të kontratave të parregullta me lojtarët nën moshën 18 vjeçare.

Levandovski për të arritur te Reali i duhet që të derdh në arkat e Bayernit 125 milionë euro pasi edhe Benzema mund të largohet nga Reali sepse ende nuk ka përfunduar skandali që ishte përfshirë.

Edhe për Pogban, Reali duhet të paguaj të njëjtën shumë si të polakut dhe që duhet ta lërë të luaj edhe për një sezon me Juventusin deri sa të kaloj dënimi nga FIFA.

Ditët në vazhdim pritet të zbulojnë nëse Reali do ta shfrytëzoj këtë formulë apo do të mbete pa bërë asnjë transferim për një vit./Albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori