Ja skema spektakolare e Pep Guardiolës (FOTO)

Pep Guardiola me të vërtetë është një trajner gjenial. Spanjolli i Bayern Munchen ka provuar mbrëmë një skemë të re në ndeshjen ndaj Olympiakos. Pep e nisi lojën me pesë sulmues, me një qendërmbrojtës tipik.

Rafinha dje luajti në krahun e majtë si mbrojtës-mesfushorë ndërsa Badstuber ishte mbrojtës më i avancuar në qendër.

Një rol i ri ishte rezervuar mbrëmë për Douglas Costan dhe Muller të cilët luajtën si mesfushorë të avancuar në qendër, ndërsa Lewandowkski ishte i vetëm në sulm.

Me këtë skemë Pep nuk i dha asnjë mundësi Olympiakosit edhe pse bavarezët për 40 minuta luajtën me një futbollist më pak në fushë.
Shtuar më 25/11/2015, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori