Ja statistikat e arbitrit skocez që na gjykon me Francën
Pasi ju lajmëruam për gjyqtarin skocez Uilliam Kollum që do të drejtojë sfidën e dytë të Shqipërisë në Euro 2016, atë kundër Francës në Marsejë. Tashmë ju sjellim edhe statistikat në lidhje me Kombëtaren tonë.

Gjyqtari 37 vjeçar ka drejtuar edhe më parë Shqipërinë në ndeshje zyrtare në dy edicione të ndryshme kualifikuese për evenimente madhore.

Herën e parë, gjatë eliminatoreve të Botërorit 2014, ai drejtoi sfidën e luajtur në Tiranë kundër Norvegjisë, të përfunduar me shifrat 1-1.

Në eliminatoret e Euro 2016, ai u caktua të drejtonte duelin me Danimarkën në Kopenhagë, të mbyllur po barazim, por këtë radhë me rezultatin 0-0.

Shtuar më 12/06/2016, ora 22:08
daniela hoxha
e Dielë 12 Qershor 2016, Ora 22:25
Shpresojme te fitojme ne SHQIPERIA forca forca SHQIPERIA.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori