Ja statistikat e derbit Atletico-Real
Një sfidë vërtet spektakolare ajo midis Atletico dhe Real Madrid, që këtë të mërkurë do të përplasin brirët në përballjen e parë të 1/8-ave të Copa del Rey. "Vicente Calderon" do të ndizet sërish nga derbi ku Atletico pritet të përdorë taktiken e preferuar të Diego Simeones, i cili gjithmonë mundohet t'i zgjidhi ndeshjet e mëdha nga goditjet standarte.

6 nga 12 golat që "Los Colchoneros" i kanë shënuar Realit kanë ardhur nga këto goditje, që kanë rezultuar thelbësore në suksesin e ekipit. Skuadra e Simeones vazhdon të fuksionojë në perfeksion, këtë e tregojnë statistikat ku 1 në 4 gola vjen si rezultat i përsosmërisë së goditjeve standarte.



Nga 55 gola të shënuar deri tani, 15 kane ardhur nga taktika e Simeones, me një mesatare prej 27.27%.

Carlo Ancelotti e shprehu qartë edhe në konferencën për shtyp se Atletico është një nga kundershtarët më të fortë, një konkluzion i tillë nuk vjen vetëm si pasojë e një niveli të lartë që po tregojnë kampionët në fuqi të Spanjës, por dhe sepse Real Madrid jo pak herë ka dështuar përballë tyre vitet e fundit, duke pësuar gola pikërisht nga goditjet standarte.

Atletico dhe Real Madrid janë përballur 40 herë në Kupën e Mbretit ku 10 herë ka fituar Atletico, 13 ndeshje barazim dhe 17 herë ka fituar Reali.

Simeone duhet t'i bëjë mirë llogaritë me titullarët e kësaj sfide pasi i duhet të mendojë dhe për takimin me Barcelonën në "Camp Nou" këtë të dielë.

Nga ana tjetër Ancelotti nuk mund t'i fali vetes një tjetër deshtim, sidomos pas humbjes në "Mestalla" ku ekipi nderpreu serin e 22 fitoreve rradhazi.

Atletico Madrid-Real Madrid luhet sonte në ora 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori