Ja super-shtëpia e Lionel Messit (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Update - Ylli argjentinas i Barcelonës Lionel Messi ka nisur punën për ndërtimin e një super-shtëpie, e denjë për të dhe familjne tij, e cila do të quhet "shtëpia e futbollit". Sipas asaj që shkruan portali argjentinas "ciudad.com.ar", sulmuesi i Barçës dëshiron të ketë një shtëpi ideale për partneren e tij Antonella Roccuzzo dhe djalin Thiago në një prej lagjeve më të famshme të Katalunjës, Pedralbes.

Argjentinasi dëshiron që të vazhdojë të jetojë në Spanjë ndaj dhe ka kërkuar ndihmën e arkitektit të famshëm spanjoll Luis de Garrido, i cili do të jetë edhe dizenjuesi i shtëpisë së re.

Kujtojmë që arkitekti në fjalë është edhe dizenjuesi i shtëpisë së top-modeles së famshme Naomi Campbell.

Nëse e sheh nga ajri projekti i shtëpisë ngjan me një fushë futbolli ndaj dhe do të pagëzohet me emrin "shtëpia e futbollit". /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2013, ora 19:15
lionel messsi
e Enjte 28 Maj 2015, Ora 13:48
kjo eshte nje nga shtepite me te bukura qe kam pare kur te rritem do ta takoj messin
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori