Yjet që do t’i mungojnë sonte Realit
Sonte në mbrëmje rikthehen ethet e Uefa Champions League ku skuadrat e mëdha do të hidhen në fushën e blertë për të bërë detyrën. Kampionët e trefishtë në fuqi të Europës, Real Madrid do të luajnë në transfertë ndaj CSKA Moskë.

Një sfidë kjo ku trajneri Lopetegui do të lërë në stol yjet e ekipit duke marrë parasysh kalkendarin e ngjeshur dhe nevojën për të përdorur rrotacion. Madrilenët udhëheqin grupin G me tre pikë, ndaj dhe një ndalesë sonte në mbrëmje në stadiumin ku u zhvillua finalja e Kupës së Botës, “Luzhniki Arena”, nuk do të ishte fundi I botës.

Në këtë takim nuk kanë udhëtuar me ekipin, dy kapitenët e parë, Sergio Ramos dhe Marcelo ndërkohë që pushim ka marë edhe Gareth Bale. Ndërkohë mungesa e Isco-s është për shkak dëmtimi. Sfida do të startojë nga ora 21:00./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori