Jadon Sancho merr vendimin për të ardhmen e tij
Jadon Sancho duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

18-vjeçari është duke u ndjekur nga një numër i madh i skuadrave evropiane.

Talenti anglez u transferua nga Manchester City te Dortmundi, ndërsa këtë sezon po kalon nëpër një formë të lartë.

Sancho dëshiron ta vazhdojë kontratën te skuadra gjermane, përkundër interesimit nga klubet si: Manchester United, Real Madrid dhe Chelsea.

Dortmund kërkon 100 milionë euro nga shitja e tij, por që lojtari dëshiron të qëndrojë edhe për një sezon së paku në Bundesligë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori