"Jam bërë pishman pasi refuzova Interin në vitin kur fituan tripletën"
Ish-fantazisti bjellorus i Barcelonws, Aleksandr Hleb, gjatw njw interviste për mediat vendase ka treguar pengun e karrierës së tij futbollistike, që lidhet me refuzimin e Interit, në verën para tripletës.

“Në verën e 2009-ës, Interi më kërkoi edhe mua si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Ibrahimoviçit te Barça. Eto’o pranoi të shkojë në ‘San Siro’, ndërsa unë jo, ndonëse nuk luaja rregullisht te katalanasit." tha fillimisht Hleb.

"Ende nuk di si ta shpjegoj atë vendim, por le të themi që nuk mendoja si një i rritur. E kam peng të karrierës, sepse atë sezon Interi mori Sneijnderin dhe fitoi gjithçka. Mund të isha pjesë e tripletës”, deklaroi 37-vjeçari Hleb./albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori