“Jam i dashuruar me gruan time dhe jo me Hudson-Odoi”
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka mohuar ato që tha kryetari i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, se “ai ka rënë në dashuri” me të riun e Chelsea, Callum Hudson-Odoi.

“Lojtari i vetëm që Hasan ka dashur ta blejë në këtë merkato ishte talenti i Chelseat dhe ai ka rënë në dashuri me të”, tha ditë më parë Rummenigge.

Kundërpërgjigjja e Salihamidzic ka ardhur menjëherë, edhe pse Rummenigge mund ta ketë thënë në formë shakaje.

“Ju e dini se i dashuruar jam vetëm në gruan time”, tha ai.

“Por jam shumë, shumë i bindur në kualitetet e këtij lojtari”, deklaroi Salihamidzic. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori