"Jam i hipnotizuar me mbrojtjen italiane", De Ligt tregon pse zgjodhi Juven
Holandezi është zyrtarisht një lojtar i Juvenstusit dhe është kthyer në një prej blerjeve më të bujshme të verës.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Ajaksit në televizion, De Ligt ka sqaruar pse ka zgjedhur Juventusin dhe jo një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tij.

“Kam qenë gjithmonë i “hipnotizuar” nga mënyra se si italianët mbrojnë. Ka shumë lojtarë që unë i ndjek si shëmbull, Maldini, Barezi, Nesta, Kanavaro, apo Shirea. Dhe unë u dashurova se si mbrojnë italianët”, është shprehur De Ligt.
Shtuar më 18/07/2019, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori