"Jam i lumtur që e refuzova Real Madridin", befason ylli francez
Ylli i Francës, Eduaro Camavinga, thekson se ai ndihet i lumtur që ka refuzuar ofertën për t’iu bashkuar Real Madridit, duke qëndruar tek Rennes për edicionin garues 2020/21.

Camavinga ishte lidhur fuqishëm me një kalim tek kampionët e La Ligas, derisa edhe Paris Saint-Germain është e interesuar për shërbimet e 17 vjeçarit.

Në një intervistë për "Telefoot", Camavinga deklaroi: "Kur një klub i madh interesohet për ju,natyrisht se është diçka e mirë. Por nuk pendohem për vendimin tim. Vendimin për të qëndruar te
Rennes e mora bashkë me familjen time. Sot jemi të lumtur për zgjedhjen që e kemi bërë".

"Unë vetëm kam nevojë të fokusohem në futboll dhe të mos mendoj për ndonjë gjë tjetër rreth tij. Jeta është e bukur për momentin. Jeta është e bukur për momentin", theksoi në fund Camavinga.
Shtuar më 14/09/2020, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori