Jam i sigurt që do të triumfojmë ndaj Barçës
E gjithë vemendja e tifozëve të futbollit europian, sot do të jetë e përqendruar në "Camp Nou", ku rivalët e përjetshëm, Barcelona dhe Real Madridi, do të përplasen në ndeshjen e dytë të superkupës së Spanjës.

Ndeshja e parë e zhvilluar tri ditë më parë në "Bernabeu", kishte përfunduar barazim në 2:2 dhe se gjithçka mbetet e hapur për sfidën e radhës që nis sonte në orën 23.00.

Sulmuesi i "Los Blankos", francezi Karim Benzema beson se skuadra e tij mund të fitoj superkupën e Spanjës. Sipas tij, Reali ka zhvilluar lojë më të mirë se Barcelonandeshjen e parë.

"E dimë se gjithçka është në duart e tona. Ne në ndeshjen e parë kemi luajtur më mirë se Barcelona dhe kemi gjasa të mira që të mposhtim Barcelonën në ndeshjen e dytë", ka thënë Benzema.

Benzema ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë për ekipin e "Los Blancos" në ndeshjen e parë duke dhënë edhe asist për Ozil në golin e parë. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2011, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori