"Jam i zhgënjyer nga Donnarumma, tani dyshoj për karrierën e tij"
Ish-trajneri i Milanit dhe i kombëtares italiane, Arrigo Sacchi në një koment të publikuar sot në të përditshmen italiane "Gazzeta dello Sport" ka mbetur shumë i zhgënjyer nga refuzimi i rinovimit të Donnarummës me Milanin.

Sipas specialistit të njohur tashmë është në rrezik edhe e ardhmja e tij, pasi mund të ketë të njëjtin fat të keq si disa yje të tjerë që kanë zgjedhur Realin.

“Kam menduar gjithmonë se vlera e njeriut është thelbësore në zhvillimin e talentit. Për sa i takon njerëzve, e vlerësoja shumë Donnarumma-n si djalë dhe si lojtar, por kam mbetur shumë i çuditur nga mungesa e tij e mirënjohjes ndaj Milan-it. Ky vendim më ka bërë të dyshoj jo vetëm për integritetin e tij si person, por edhe për të ardhmen e karrierës së tij.

I kujtoj se të gjithë ata që kanë shkuar pas parave, siç bënë për shembull Kakà dhe Shevchenko që u larguan nga Milan-i për Real Madrid-in dhe Chelsea-n, u penduan shumë më pas”, shkruan ndër të tjera Arrigo Sachi në editorialin e tij për “Gazzetta dello Sport”.

Shtuar më 17/06/2017, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori