Jam në formë, dua më shumë minuta
Ricardo Kaka është rikthyer në një formë të shkëlqyer, ndonëse dy sezonet e para ishin shumë negativë për të. Por sivjet, edhe pse s’ka luajtur shumë, duket qartë që braziliani, tashmë 30-vjeçar, ka kapur formën e tij më të mirë dhe mund të jetë një armë shumë e fortë për Realin e Madridit, i cili kërkon të mbrojë vendin e parë në kampionat dhe të fitojë Ligën e Kampioneve.

Numri 8 i “galaktikëve” shënoi edhe golin e dytë në fitoren kundër Apoel Nicosia, në minutën e 82-të, që blindoi fitoren, por më shumë sesa kjo ai i dha një ritëm tjetër lojës së skuadrës së Jose Mourinho. Nisur nga paraqitja e tij, Kaka kërkon më shumë minuta tani e në vazhdim.

“Kundër Apoelit bëra një paraqitje fantastike. Tani mund të them se kam kapur formën më të mirë dhe se do të bëj të pamundurën që tani e në vazhdim të luftoj për një fanellë titullari. Mourinho është problemi? Jo, ai ka besuar gjithmonë tek unë, por tani dua të luaj që t’ia shpërblej gjithçka ka bërë ai për mua. 30 minuta më mjaftojnë? Jo, dua më shumë, sepse mendoj se në këtë fundsezoni mund të jem një ndihmë e madhe për ekipin. Faza e nxehtë e sezonit ka nisur dhe unë e di se tani mund të jem një armë më shumë për ekipin. E njoh veten time, prandaj nuk kam frikë të them se kur jam në formë, mund të jem edhe vendimtar”, deklaroi Ricardo Kaka. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori