"Jam përballur me Messin kur ishte 16 vjeç, kërkova zëvendësim pas 15 minutash lojë"
Ish-qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, kujtoi ditën kur u ndesh me Lionel Messi e ri në një ndeshje kundër Barcelonës.

Ai e ka krahasuar argjentinasin me Diego Maradonan, yllin e futbollit duke thënë se ka ngjashmëri, por edhe diferenca.

“Unë kam pasur fatin të luaja kundër Messit dhe Diegos”.

Maradonan ke mundur ta faulosh 66 herë. Me Leon është ndryshe, është diçka tjetër”.

“Ata janë të ngjashëm në aspektin gjenial dhe në mënyrën se si shprehen në fushë, por Messi është më i freskët se Maradona”.

“Në atë kohë [unë u përballa me të], Messi ishte 16 vjeç dhe në fillim e morra si fëmijë dhe bëra atë që doja”.

“Por, pas një çerek ore, unë i kërkova [trajnerit të Milanit Carlo] Ancelotti të më zëvendësonte”, ka thënë Costacurta për Sky Italia.
Shtuar më 29/05/2020, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori