"Jam shumë i lumtur", Barela mbërrin në Milano për vizitat mjekësore
Mungon vetëm zyrtarizimi, por Kaljari ndërkohë ka dhënë "dritën jeshile" për transferimin e Nikolo Barelës tek Interi.

Janë sistemuar edhe detajet e fundit për një shifër, të diskutuar gjatë ditëve të kaluara, prej 45 milionë eurosh.

U caktua edhe formula që për t’u lejuar zikaltërve të ndajnë pagesën për mesfushorin 22-vjeçar, i cili nuk është grumbulluar nga kuqeblutë për fazën përgatitore teksa do t’i bashkohet Antonio Kontes në huazim për 12 milionë me detyrim blerjeje për 25, plus 8 si bonuse.

Ndërkohë, Barela ka zbarkuar ditën e sotme në Milano për të kryer vizitat mjekësore përpara firmës në kontratë.

Në momentin e mbërritjes në Milano, mesfushori italian, nuk preferoi të fliste gjatë, teksa e vetmja frazë që ai pëshpëriti ishte: "Jam shumë i lumtur". Në orët në vijim pritet të vijë dhe zyrtarizimi.
Shtuar më 12/07/2019, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori